Sindikata e Industrise: ARMO, 8 milione € ndaj naftetareve | Lajme - News

2020-12-23 6

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, Taf Koleci, pranon se detyrimet për pagat e prapambetura të naftëtarëve të Ballshit janë të shoqërisë ARMO dhe tregon se shuma e tyre, bashke me kamatëvonesat në vite arrijnë vlerën e 8 milionë eurove.

Taf Koleci tregon vendimet e gjykatave për 505 punonjës të ndjekura nga ai, ndërsa thotë se janë edhe 150 gjyqe të fituara në mënyrë individuale nga naftëtarët.

Detyrimet për paga nisin nga data 1 Gusht 2015 deri më 1 Shtator 2016, periudhë gjatë të cilës rafineria nuk ka punuar, por është detyrim i ARMO-s që rrjedh nga kontrata kolektive, të paguajë punëtorët edhe nëse uzina nuk punon.

Taf Koleci thotë se kontrata kolektive është nënshkruar me administratorin e ARMO-s në atë kohë, Fatjon Veizaj. Ai premton se sindikata do të ndjekë çdo rrugë ligjore që të marrë paratë për naftëtarët.

Por përse naftëtarët kërkojnë pagat nga shteti, kur kontrata është lidhur me një kompani private?

Koleci është dakord që naftëtarët të protestojnë për të marrë pagat, por aktualisht sipas tij, ata po përdoren për qëllime politike.

Ditën e protestës, edhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës sqaroi për Televizionin Klan se naftëtarët duhet t?i kërkojnë pagat e tyre pranë kompanisë me të cilën kanë pasur kontratat dhe jo shtetit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange